Komuna e Podujevës rikonfirmon bashkëpunimin me Bashkësinë Islame

24 shkurt 2020 | 15:35

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka vizituar të hënën Këshillin e Bashkësisë Islame në këtë komunë për ta uruar kryetarin e porsazgjedhur të këtij institucioni, Mensur Hoti.

Gjatë vizitës në Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, ku ishin edhe anëtarë të ekzekutivit të komunës, nënkryetari Rudari, ka thënë se kjo komunë ka një traditë të shkëlqyeshme të bashkëpunimit me këtë institucion të rëndësishëm fetar.

Nënkryetari Rudari gjatë këtij takimi ka rikonfirmuar gatishmërinë e Komunës për të vazhduar me projekte të përbashkëta.

“Prijësit fetarë llapjanë kanë luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha proceset, veçmas viteve të fundit. Prandaj gjithmonë do ta kenë mbështetjen e Komunës së Podujevës”,ka thënë Rudari.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Suharekës ka njoftuar se janë duke vazhduar vizitat…