Vazhdojnë vizitat nëpër institucionet shëndetësore në Suharekë

24 shkurt 2020 | 15:30

Komuna e Suharekës ka njoftuar se janë duke vazhduar vizitat nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe në Ambulancat Mjekësore Familjare (AMF).

Sipas njoftimit të kësaj komune, nënkryetarja Mihrije Suka dhe drejtoresha e Shëndetësisë, dr. Sale Bytyqi, kanë vizituar këto institucione shëndetësore për të parë gjendjen nga afër dhe se si kalohet një ditë punë në QMF dhe AMF.

“Vizitat janë bërë në Studençan, Doberdelan, Samadrexhë dhe Greikoc”, ka njoftuar Komuna e Suharekës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të…