Komuna e Prishtinës do t’i rregullojë të gjitha këndet e lodrave

20 tetor 2019 | 14:18

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka  bërë me dije se do të riparohen të gjitha këndet e lodrave në kryeqytet.

“Komuna e Prishtinës ka kontraktuar Ndërmarrjen Publike Banesore për mirëmbajtjen e të gjitha këndeve të lodrave në Prishtinë. Tashmë janë riparuar një pjesë e tyre. Në çdo park të fëmijëve e keni edhe tabelën me numër të telefonit ku mund të lajmëroni prishjet për rregullimin e menjëhershëm të tyre”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endri Çekiçi ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme në elitën…