Komuna e Prishtinës gjobit kompaninë që nuk vendosi masat e sigurisë

28 tetor 2020 | 14:47

Një kompani ndërtimi është gjobitur nga inspektorët e Komunës së Prishtinës.

Gjoba prej 500 eurove iu shqiptua kësaj kompanie sepse në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë të detyrueshme.

“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm! Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin”, ka shkruar kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, mbështetur…