Komuna e Prishtinës hap konkurs për drejtorë të këtyre shkollave dhe kopshteve në Prishtinë

14 mars 2023 | 12:49

Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka shpallur konkursin për drejtorë, zv/drejtorë të disa shkollave të mesme dhe institucioneve parashkollore.

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për drejtorë, zv/drejtorë të disa shkollave të mesme dhe institucioneve parashkollore.

Për drejtor të shkollave të mesme të larta janë hapur pozita të lira në shkollat: “Prenk Jakova”, “28 Nëntori”, “Gjin Gazulli”, “Dr. Ali Sokoli” “,“Eqrem Çabej”, “Medreseja Alauddin” dhe zëvendësdrejtor në “Ahmet Gashi”.

Derisa, është rishpallur konkursi për drejtor në shkollat: “Hoxhë Kadri Prishtina”,  “Gjimnazi i Specializuar Matematikor”,  “7 Shtatori” dhe zëvendësdrejtor në “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Pozita për drejtorë janë shpallur edhe në institucionet parashkollore si: IP “Dielli”, “Yllkat”, “Xixëllonjat”, “Buzëqeshja”, “Ardhmëria”,  “Gëzimi Ynë”, “Fatosat”, “Lulevera”.

Sipas të dhënave në këto konkurse, kohëzgjatja për këto emërime do jetë për 4 vite.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 14.03.2023 deri më datën 28.03.2023.

Në detaje të këtij konkursi potencohet se kandidati/ja në një konkurs publik ka të drejtë të aplikoj në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.

Në maj të vitit 2022, Komuna e Prishtinës bëri të ditur se drejtorët dhe zv.drejtorët do të përzgjedhen në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Konkurset mund t’i gjeni në faqet e gazetës “Epoka e re”. Fq:20,21,22,23.

https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/Epoka-14-mars-2023.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares dhe…