Komuna e Prishtinës: Kompania “Pastrimi” do operojë vetëm në kryeqytet

15 mars 2023 | 10:18

Komuna e Prishtinës synon që kompania “Pastrimi”, e cila aktualisht vepron si kompani regjionale të ofrojë shërbime vetëm për kryeqytetit.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu në bazë të master-planit që kanë hartuar kjo kompani do të ketë të ardhme të ndritur dhe stabilitet financiar.

“Kemi me fillu me implementim të master-planit tonë dhe besoj që Prishtina në të ardhmen nuk do të ketë probleme me mbledhjen e mbeturinave.

Ne kemi paraparë që ndërmarrja “Pastrimi” të jetë e dedikuar vetëm për Prishtinën, për arsye se në formatin siç operon tash, në mënyrë regjionale e kemi parë se nuk mundësi me funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme, andaj jemi duke bërë maksimumin që ndërmarrja “Pastrimi” të jetë e dedikuar vetëm për Prishtinën”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” .

Të hënën dhe të martën punëtorët e kësaj kompanie nuk kanë kryer shërbimet si shenjë proteste për kushtet jo të mira të punës dhe pagave të ulëta.

Kjo ka bërë që kryeqyteti gjatë dy ditëve të jetë i mbushur me mbeturina.

Gjendje e njëjtë ka qenë edhe në komunat tjera të rajonit të Prishtinës ku operon kjo kompani.

lg.php.gifMegjithatë kompania “Pastrimi” të martën në mbrëmje ka njoftuar se kanë nisur largimin e mbeturinave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-komandanti i…