Komuna e Prishtinës largon shitësit nga rrugët e kryeqytetit

18 mars 2020 | 14:22

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se kanë nisur largimin e shitësve nga rrugët e kryeqytetit për shkak të masave kundër koronavirusit.

“Largim i shitësve,  konfiskim i gjësendeve dhe mallrave të atyre që nuk binden,  pastrim i rrugës dhe trotuareve. Ndryshe nuk bëhet! Ju lumtë inspektorëve dhe kompanive të mirëmbajtjes që po angazhohen maksimalisht, për të mirën e të gjithëve, me e pa orar! Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…