LDK-ja sot ose nesër i përgjigjet Vetëvendosjes për koalicion

18 mars 2020 | 14:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se sot (e mërkurë) ose nesër (e enjte), kjo parti do të mbledhë organet udhëheqëse për t’i dhënë përgjigje finale partnerit të koalicionit, Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes pas shkarkimit të Agim Veliu nga pozita e ministrit të MPBAP-së.

Mustafa edhe njëherë ka sqaruar se asnjë sekondë, LDK-ja nuk është konsultuar lidhur vendimin e dhënë sot nga Kurti dhe se kjo rrezikon partneritetin. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Vigan Qorrolli ka deklaruar se ministri i Punëve…