Komuna e Prishtinës ndan 120 bursa

11 nëntor 13:33

Komuna e Prishtinës ka vendosur që për këtë vit akademik 2019-2020 të ndajë 120 bursa për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës.

Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në “Facebook”.

“Komuna e Prishtinës ndan 120 bursa për studentet e studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2019 /2020. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik. Aplikacioni i kërkesës merret dhe i plotësuar dorëzohet në sportelet e katit përdhes të Komunës së Prishtinës (ndërtesa e vjetër), çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në orën 15:00”, është bërë me dije në njoftimin e komunës.

Linku:

https://prishtinaonline.com/lajmet/2433/konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-studente-te-komunes-se-prishtines

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Statistikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të përditësuara në “Pasqyrën…