Komuna e Prishtinës ndan pesë milionë euro për mikrobizneset, 100 mijë euro për mediat

08 nëntor 2020 | 19:45

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërëe dije se në ditët në vijim do të fillojë procesi i ndarjes së granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla në kryeqytet, raporton “Epoka e re”.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Komuna e Prishtinës ka ndarë 5 milionë euro për këtë qëllim.

“Në ditët në vijim do të fillojmë procesin e ndarjes së granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla. Kemi ndarë 5 milion € për këtë qëllim. Duke marr parasysh numrin e bizneseve në Prishtinë kjo është ndihmë e vogël, por për mikro dhe bizneset e vogla mund të jetë domethënëse në pandemi. Procesi do të jetë transparent (online)”.

“Po ashtu kemi ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që janë në Prishtinë. Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me të cilët jam takuar javën e kaluar”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publiketë Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje…