Komuna e Prishtinës ndihmon 201 familje me drunj për ngrohje

12 dhjetor 2019 | 22:52

Komuna e Prishtinës do t’i ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje 201 familje që janë në asistencë sociale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në “Facebook”.

“Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale t’i ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje. Kjo nuk është shumë por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë…