Thaçi: Sporti arriti të bëjë atë që politika nuk e bëri

12 dhjetor 2019 | 22:44

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar të Sportit dhe Paqes, që është duke u mbajtur në Monako.

Para shumë liderëve botërorë dhe përfaqësuesve shtetëror dhe të federatave sportive, Thaçi ka theksuar se sporti arriti të bashkojë popujt.

Në profilin e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se të rejat dhe të rinjtë na bënë krenar me performancën e tyre, duke e ngritur flamurin në çdo cep të botës, përfshirë edhe në Olimpiadë dhe Evropianin 2020.

“Këtë vit Përfaqësuesja e Kosovës në futboll na dhurojë shumë gëzime dhe fitore. Është e pandalshme!”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është folur shumë gjatë muajve të fundit për të ardhmen…