Kessie: Nuk largohem nga Milani

12 dhjetor 2019 | 22:38

Është folur shumë gjatë muajve të fundit për të ardhmen e Franck Kessie.

Mediet italiane e shikojnë larg Milanit mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, por vetë futbollisti në një intervistë për SportMediaset ka përgënjeshtruar gjithçka flitet lidhur me një largim të tijin nga kuqezinjtë.

“Nëse do të kisha dëshirë të largohesha do ta kisha bërë tashmë. Dua të qëndroj edhe për shumë vite te Milani, skuadra për të cilën kam bërë tifozllëk që kur isha fëmijë. Për mua transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet dhe do të jap gjithmonë maksimumin për këto ngjyra”, ka thënë Kessie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin…