Komuna e Prishtinës nënshkruan gjashtë kontrata për mirëmbajtjen e ndriçimit

26 prill 2021 | 11:43

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ka nënshkruar gjashtë kontrata të mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka treguar se kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues.

“Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në…