Komuna e Prishtinës obligon dyqanet t’i dezinfektojnë karrocat dhe shportat e shitjes

06 prill 2020 | 14:29

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se nga sot obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në këtë komunë, që në baza të rregullta t’i dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore.

“Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Prej sot e deri në përfundim të krizës se pandemisë, si komunë kemi marr vendim për pikat më poshtë

Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit .

Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore.

Bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi

Nga data 7 Prill 2020, Komuna e Prishtinës nuk do te ofron shërbime për qytetarë nëse qytetarët NUK JANE TE PAISUR me pajisje mbrojtëse (maska dhe doreza).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy reperët e njohur shqiptar, Mozzik dhe Getinjo, së fundmi…