 
                    Komuna e Prishtinës organizon shumë aktivitete për nder të Ditës së Çlirimit
                11 qershor 2023
                |  09:17
            
        Me rastin e shënimit të 11 qershorit Ditës së Çlirimit të Prishtinës, kryeqyteti për këtë vit ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të kësaj dite historike.
Komuna e Prishtinës për nder të kësaj dite ka organizuar një mori aktivitetesh duke filluar me homazhe tek varrezat e deri tek ekspozita “Rezistenca 1990” e artistit Hazir Reka.
Po ashtu, do të ketë edhe koncert të madh në sheshin “Skenderbej”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        