Komuna e Prishtinës pret të marrë tokë nga KRU ‘Prishtina’ të ‘Fusha e Pajtimit’

04 prill 2019 | 13:30

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se toka e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) ‘Prishtina’, te ‘Fusha e Pajtimit’ është shumë afër të kalojë në pronësi të kësaj komune.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vitin e kaluar e kanë bërë këtë kërkesë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE) dhe KRU ‘Prishtinës’.

“Kemi pasur edhe shumë takime. Këto ditë Bordi i KRU ‘Prishtinës’ e ka aprovuar këtë kërkesë. Tash çështja do kalojë pranë Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike për aprovim e pastaj tek Qeveria e Kosovës. Shpresoj që këto dyja po ashtu ta aprovojnë këtë kërkesë. Arsyeja është e thjeshtë. Kjo tokë ka kapacitet të absorboj një çerdhe apo shkollë, një park dhe një fushë sportive”, ka shkruar Ahmeti, duke shtuar se banorët e banesave sociale te ‘Fusha e Pajtimit’ do kenë qasje të menjëhershme të kjo infrastrukturë e re.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e ka paralajmëruar…