Komuna e Prishtinës u del në ndihmë familjeve në nevojë

08 mars 2021 | 14:21

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se nga sot kjo komunë ka filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet me asistencë sociale dhe familjet e izoluara për shkak të infektimit me Covid.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihma përfshinë edhe familjet nga komunitetet pakicë dhe familjet që kanë dërguar kërkesën për ndihmë tek Drejtoria për Mirëqenie Sociale.

“Prej sot kemi filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet me asistencë sociale, familjet e izoluara si pasojë e infektimit me Covid, familjet nga komunitetet pakicë dhe familjet që kanë dërguar kërkesën për ndihmë tek Drejtoria për Mirëqenie Sociale”, ka shkruar Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, profesor Shkelqim Millaku,…