Komuna e Prizrenit dhe Edirnes e Turqisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

07 nëntor 2022 | 12:55

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Edirnesit në Turqi, Recep Gurkan, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Totaj pas nënshkrimi të këtij memorandumi, ka theksuar se Prizreni po zhvillohet vazhdimisht dhe kështu do të jetë tempoja e zhvillimit edhe në vijim.

“Përmes këtij memorandumi u pajtuam që të zbatojmë politika të zhvillimit në fushat si: arsimi, ekonomia, turizmi, kultura dhe sporti, përmes zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe realizimit të aktiviteteve në Komunën e Edirnes dhe në Komunën e Prizrenit”, ka thënë Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk ka…