Besnik Tahiri: Ndoshta zgjedhjet janë zgjidhje

07 nëntor 2022 | 12:51

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk ka përjashtuar zgjedhjet e reja, pas situatës ku deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre.

Tahiri ka thënë se situatën pas dorëheqjes së 10 deputetëve serbë duhet ta interpretojë Gjykata Kushtetuese, duke mos përjashtuar zgjedhjet si zgjidhje.

“Parlamenti nuk do të ketë më 120 deputetë dhe do të kemi një vakum, të cilin duhet ta interpretojë Kushtetuta. Ajo që po shohin është se ndoshta çështja është ndërlikuar e që ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar Kampionati Botëror që u organizua në Santa Susanna…