Dy garues të Kosovës shpallen nënkampion në Kampionatin Botëror  

07 nëntor 2022 | 12:50

Ka përfunduar Kampionati Botëror që u organizua në Santa Susanna të Spanjës nga data 2 deri më 7 nëntor. Garuesit E Kosovës kanë shënuar rezultate të mira.  Rilind Musa në kategorinë Men’s Physicue -179 cm fitoi vendin e dytë dhe u shpall nënkampion bote.

Po ashtu edhe Betim Krasniqi fitoi vendin e dytë në kategorinë Bodybuilding -75 kg dhe u shpall nënkampion i Botës. Garuesit e tjerë: Xhevat Asllani, Xhevdet Lepaja dhe Luan Ukëhaxhaj nuk arritën të hyjnë në top gjashte edhe pse patën një paraqitje të shkëlqyer gjatë prezantimit të tyre.

Federata Body-Building dhe Fitness të Kosovës falënderoi për mbështetje  MKRS-së, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe presidentin të federatës Esat Lata.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se…