Komuna e Prizrenit vazhdon përkrahjen për fermerët

03 maj 2023 | 13:59

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit ka vazhduar përkrahjen për fermerët, ku pas shpërndarjes së motokultivatorëve dhe mjeteve të tjera për punimin e tokës, fermerët e Komunës së Prizrenit janë përkrahur edhe me ngritjen e 40 serave (10 sera nga 5 ari, 20 të tjera nga 2.40 ari dhe 10 sera me nga 1.40 ari).

“Ky investim është mbështetje dhe nxitje për fermerët që të përkushtohen në bujqësi, gjë që është traditë në Komunën tonë, e cila ka tokë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të shumta bujqësore. Natyrisht, mbetemi të përkushtuar që ky trend të vazhdoj në të ardhmen”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Instagram”-i i ri që u hap në emër të Luiz…