Komuna e Rahovecit formon Shtabin Komunal për korrje-shirje për vitin 2023

06 korrik 2023 | 12:50

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për caktimin e Shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2023.

Shtabi Komunal ka për detyrë që të bëjë përcjelljen e korrje-shirjeve në terren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, gjatë tërë fushatës deri në përfundim të saj.

Pika tre e vendimit, obligon shtabin komunal që me kohë të njoftojë kryetarin e komunës si dhe personat tjerë kompetent, nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me raporte kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antigona Jashari B.I shpall të pavlefshem çertifikaten e biznesit me…