Komuna e Rahovecit lanson hartën e lirisë

24 nëntor 2023 | 12:35

Në kuadër të platformës elektronike “Rahoveci digjital”, në prag të festave të nëntorit është lansuar edhe një projekt shumë i rëndësishëm “Harta e lirisë”.

Në këtë hartë janë paraqitur lapidarët e dëshmorëve, varrezat e dëshmorëve, varrezat e martirëve, pikat e zjarrit të UÇK-së, barrikadat, ambulancat, muzetë, shtëpitë që kanë shërbyer si shtabe të UÇK-së, shtëpitë që kanë shërbyer si baza të organizimit, strehë dhe logjistikë të UÇK-së.

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se harta është realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike, në bashkëpunim mes OVL – dega në Rahovec, Idriz Shala – ekspert i hartografisë, zyrtarët e komunës nga zyra e IT -së dhe kompania “Rama Print”.

?Për të siguruar Hartën e lirisë, mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 24 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të…