Komuna e Shtimes bën dezinfektimin e institucioneve dhe hapësirave publike

12 korrik 2020 | 15:35

Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë Covid-19, komuna e Shtimes ka filluar dezinfektimin e hapësirave publike në territorin e kësaj komune.

Kjo komunë ka bërë me dije se dezinfektimi është bërë në institucionet komunale, QKMF, stacionin e policisë, Qendrën e Punës Sociale, në rrugët kryesore, sheshin si dhe rrugicat në qytetin e Shtimes për të vazhduar me rrugët e fshatrave.

“Komuna e Shtimes, masat parandaluese është duke i zbatuar në përpikëri, dhe për zbatimin e tyre është duke u përkujdesur Shtabi Komunal për Menaxhimin e situatës me Covid-19”, ka njoftuar komuna e Shtimes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Kamenicë ka…