Komuna e Skenderajt do të ndihmojë 1000 familje në nevojë

19 nëntor 2020 | 13:49

Është mbajtur mbledhjen e radhës e Shtabit Emergjent të Komunës së Skenderajt për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Me qëllim të menaxhimit efikas të kësaj situate si dhe përkrahjes së familjeve në nevojë, të cilave u është renduar gjendja ekonomike pas paraqitjes së pandemisë, kryetari i komunës, Bekim Jashari, gjatë kësaj mbledhje në koordinim me anëtaret e shtabit, mori vendim që të ndihmohen 1000 familje në nevojë me pako ushqimore dhe me miell.

Në anën tjetër drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ibush Hetemi si dhe drejtuesi i QKMF-së, Osman Veliu, njoftuan lidhur me gjendjen e komunës përball betejës me korona virus, duke e konsideruar si gjendje aktualisht te menaxhueshme.

Gjithashtu edhe Komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Bastri Durmishi si dhe Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Bekim Latifi, bënë të ditur se edhe situata në siguri dhe në arsim po menaxhohet si duhet nga institucionet përkatëse.

Gjatë këtij takimi kryetari Jashari bëri thirrje për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen vendimeve të Qeverisë së Kosovës si dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit për parandalimin e infeksionit Covid-19.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk…