Komuna e Skenderajt, fituese e grantit në vlerë mbi 1.1 milion euro

09 shkurt 2024 | 15:54

Komuna e Skenderajt është përfituese e grantit prej 1 milion e 161 mijë e 321 euro.

Marrëveshjen për këtë grat në emër të Skenderajt e ka nënshkruar nënkryetari Sami Lushtaku.  Me këtë rast, ai ka thënë se ky grant është meritë e kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura dhe ekipit të tij.

“Me MAPL-në dhe donatorët nga DEMOS nënshkruam marrëveshjen në vlerë 1.161.321.35 si rezultat i përformancës së mirë të komunës së Skenderajt gjatë vitit 2022, e cila është meritë e qeverisjes së mirë të kryetarit Fadil Nura, ekzekutivit dhe gjithë zyrtarëve të komunës që me punë e përkushtim të vazhdueshëm po e bëjnë Skenderajn çdo ditë e më të vlerësuar nga të gjitha institucionet e organizatat vendore e ndërkombëtare!”, ka shkruar  Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e rregullt…