Komuna e Skenderajt furnizon me dru për ngrohje 40 familje skamnore

03 shkurt 2019 | 14:47

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se kanë filluar shpërndarjen e druve për ngrohje për dyzetë (40) familje skamnore të kësaj komune.

Me këtë rast, Jashari ka falënderuar donatorët të cilët e kanë përkrahur këtë iniciativë.

“Kemi filluar shpërndarjen e drunjve për dyzet familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, që këta muaj të mbetur të dimrit, t’i kalojnë pa problemin e mungesës së drunjve për ngrohje. Falënderoj Shpëtim Arifin, Avdullah Lushtakun dhe Bedri Zejnullahun, si donatorë të kësaj ndihme shumë të mirë së ardhur, sidomos për 40 familje, ku secila prej tyre ka përfituar nga 3 metra kub drunj”, ka theksuar Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar deputetët…