Komuna e Skenderajt mbështet 32 pemëtarë me fidanë të kumbullës dhe arrës

08 nëntor 2022 | 16:23

Komuna e Skenderajt të martën ka bërë shpërndarja e fidanëve të kumbullës dhe arrës, falë programit të qeverisjes Nura, për t’i përkrahur sektorët e bujqësisë.

Me këtë rast, 32 pemëtarë kanë përfituar fidanë të kumbullës dhe 10 të arrës, në pakon e cila përveç fidanëve, përfshinë sistemin e ujitjes dhe gërshërët elektrikë për krasitje.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i pranishëm në ceremoninë e mbështetjes së pemëtarëve, duke i përgëzuar ata si përfitues nga thirrja publike, ka thënë se qeverisja e tij do të vijojë të mbështes bujqësinë me gjithë sektorët e saj.

Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka uruar pemëtarët përfitues, duke thënë se drejtoria që udhëheq ai, do të ketë edhe thirrje të tjera publike, në kuadër të mbështetjes dhe ndihmës se bujqve e fermerëve të komunës sonë.

Shpërndarja e fidanëve vijen pas pesë fazave të mbështetjes së bujqve me pajisje dhe makina bujqësore, që dëshmon përkushtimin e qeverisë Nura, për zhvillim të bujqësisë.

May be an image of 3 people and outdoorsMay be an image of 6 people and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijojnë lajmet e mira për Juventusin. Pas Chiesas, Bremerit dhe…