Lajm i mirë për Juventusin, rikthehen dy futbollistë

08 nëntor 2022 | 16:21

Vijojnë lajmet e mira për Juventusin. Pas Chiesas, Bremerit dhe Di Marias, tashmë trajneri Max Allegri do të ketë në dispozicion nga dita e sotme edhe Leandro Paredes dhe Moise Kean.

Të dy futbollistët i janë bashkuar grupit në stërvitje, por ende disi më të distancuar. Vlahoviq dhe McKennie ndërkohë vështirë se do të jenë në këtë sfidë.

Paredes është jashtë formacionit që nga data 21 tetor për shkak të një problemi në bicepsin femoral, ndërkohë që Kean mungoi vetëm në dy ndeshjet ndaj PSG-së dhe Interit për shkak të një viroze gripale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë me dije se…