Kepi i Gjelbër, mrekullia e Kupës së Botës – vlen më pak se çdo skuadër e La Ligës, por po mahnit botën
Një nga historitë më të bukura të Kupës së Botës 2026 po shkruhet nga Kepi i Gjelbër.
Përfaqësuesja afrikane ka befasuar botën e futbollit me paraqitjet e saj, pas rezultateve pozitive ndaj Spanjës dhe Uruguait, duke u kthyer në një nga surprizat më të mëdha të turneut. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë sukses është fakti se vlera totale e skuadrës së Kepit të Gjelbër është më e ulët se ajo e çdo ekipi që garoi në sezonin 2025/26 të La Liga.
Vlera e tregut e kombëtares afrikane llogaritet rreth 54.5 milionë euro, një shifër modeste krahasuar me shumicën e kundërshtarëve në Kupën e Botës në ShBA, Meksikë dhe Kanada. Megjithatë, në fushë Kepi i Gjelbër ka treguar krejt të kundërtën. Një rezultat pozitiv ndaj Arabisë Saudite mund t’i hapë rrugën kualifikimit historik në fazën eliminatore të Botërorit.



