Sindikatës së policisë i pranohet kandidatura për anëtarësim në CESP

08 nëntor 16:18

Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë me dije se kanë adresuar një letër interesi për anëtarësim në Këshillin Evropian të Sindikatave të Policisë – CESP.

Sipas njoftimit të kësaj sindikate, interesimi për t’u anëtarësuar në këtë këshill vjen pas takimeve të zhvilluara me kryetarët e sindikatave të rajonit, përfshirë këtu atë të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe takimin me kryetarin e Këshillit Evropian të Sindikatave të Policisë, Ricardo Valadas.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Zyrës Ligjore “First-consulting” dhe i “Zërit Perëndimor të…