Bislimi takohet me mikun e tij nga Zvicra, bisedojnë për zgjedhjet që mbahen në pranverë

08 nëntor 2022 | 16:14

Drejtori i Zyrës Ligjore “First-consulting” dhe i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar me mikun e tij, Pierre Maudet, i cii është kandidat për këshilltar të shtetit zviceran në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Me këtë rast, Bislimi ka bërë me dije se Maudeti, ka pranuar propozimin e tij që pjesë e listës zgjedhore të jetë edhe një shqiptare nga Kosova.

“Një ftesë për një drekë tek miku im Pierre Maudet! Personalitetin politik të Zvicrës, kandidatin për këshilltar shteti në zgjedhjet e ardhshme në pranverë, i cili garon me listën ‘Liberte Justice Sociale’. Për Kosovën me thotë,vlerat e lirisë, të demokracisë dhe laiciteti duhen të jenë çelësi i integrimit në Bashkimin Evropian (BE). Me mikun tim biseduam të gjitha çështjet, me kënaqësi pranojë propozimin tim që listës se tij të suksesit t’i bashkëngjitët edhe një kosovare në kantonin e Gjenevës për t’i dhenë forcën e suksesit dhe angazhimin e gjithë komunitetit tonë këtu për t’i sjellë fitoren e merituar liberalit të madh. E veçanta është në listën e tij, të gjithë kandidatët mund të fitojnë dhe aty nuk ka numra apo emra vetëm sa për të sjellë vota. Nuk ka pasqyrë më të mirë se një mik i vërtet. Së bashku do ia dalim!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ka shënuar…