Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremoninë e varrimit

26 shkurt 2019 | 12:19

Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur. Kështu ka bërë me dije kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.

Marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar sot me përfaqësues të komuniteteve fetare në Komunën e Suharekës, kryetarit të Bahkësisë Islame, Halim Shehu, dhe priftit të Bashkisë Katolike Don Mikel Sopit.

“Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të fillojë të zbatohet që nga 1 mars 2019”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka mbajtur takimin e rregullt.…