Komuna e Suharekës do të përkujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave ku janë varrezat

28 mars 2019 | 14:20

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije të enjten se do të ketë rregullim dhe mirëmbajtje të hapësirave ku janë varrezat në këtë komunë.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që në secilën hapësirë publike ku gjenden afër qytetarët, ta jepni kontributin e tyre vullnetar në rregullimin e saj, ngase ka pohuar se kjo ndikon në të mirën tonë të përbashkët.

“Do të ketë rregullim dhe mirëmbajtje të hapësirave ku janë varrezat në qytetin e Suharekës”, ka thënë kryetari Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Alternativa e drejtuar nga Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se…