Komuna e Suharekës pranon 5 mijë kg miell, do të shpërndahet për familjet në nevojë

03 prill 2020 | 14:50

Mielli, këto ditë është artikulli më i përfolur ndër qytetarë. Sikur është krijuar një panik, se do të ketë mungesë të këtij artikulli të rëndësishëm ushqimor, mirëpo kompanitë tregtare suharekase, kanë ndalë në ndihmë, duke dhuruar deri më tani nga 5 000 kg miell.

Njëjtë sot ka vepruar edhe “Bleta Sh.P.K”, me pronar Artan Ramshaj. Kryetari Muharremaj duke falënderuar për ndihmën e dhënë, ka thënë se do të jenë aty ku kanë nevojë qytetarët.

“’Bleta Sh.P.K’, me pronar Artan Ramshaj dhuroi sot donacion 5 000 kg miell për familjet që kanë nevojë. Është ndjenjë e mirë kur paraqiten njerëz të vullnetit të mirë, për ta përballuar këtë situatë. Ne do të jemi gjithmonë aty ku qytetarët kanë nevojë”, ka thënë Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë me dije se…