Komuna e Tetovës për një javë pezullon të gjitha aktivitetet
Komuna e Tetovës ka njoftuar se për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot në Bullgari, ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet deri më 28 nëntor.
Njoftimin për këtë e ka publikuar vet kryetari i komunës Bilall Kasami.
“Së pari ndajmë dhembjen dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e komunikacionit të ndodhur sot në mëngjes në Bullgari, kurse të lënduarëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Komuna e Tetovës njofton opinionin e gjerë se për shkak të situatës së rëndë që po mbretëron në Maqedoninë e Veriut, pezullon të gjitha aktivitetet e saja deri ditën e diel (28.11.2021). Po ashtu njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se edhe aksioni mbarë qytetar për pastrimin e qytetit, i paralajmëruar për më datë 27 nëntor do të pezullohet për shkaqe të njëjta. Për datën kur do mbahet ky aksion do njoftoheni paraprakisht”, ka thënë Kasami në profilin e tij në “Facebook”.



