Lekaj: Kemi informacioni se KOSTT-i do të bëjë pagesë mbi 6 milionë euro për rrymën në veri

23 nëntor 2021 | 13:23

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Pal Lekaj (AAK), ka thënë se ka informacione që KOSTT-i do të bëjë edhe një pagesë mbi 6 milionë euro për rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në veri.

Lekaj ka thënë se kjo pagesë është jashtë asaj 11 milionë euro që KOSTT-i ishte autorizuar më herët të bëjë.

“Kemi informacione se ju do të bëni pagesë edhe 6 milionë euro tjera, përveç atyre 11 milionëve që keni autorizim. Ne jemi të shqetësuar për veprimet që po bëhen dhe po paguhet për të papërgjegjshmit në veri”, ka thënë Lekaj në mbledhjen e këtij komisioni.

Më tutje, Lekaj ka thënë se është i mendimit që të mos bëhen pagesa për rrymën në veri pa vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), duke thënë se po bëhet diskriminim për qytetarët që edhe u shkëputet rryma.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 21 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Xhemail…