Komuna e Vitisë organizoi takim lamtumirës për ushtarët amerikanë

05 korrik 2021 | 17:50

Me rastin e përfundimit të mandatit disamujor të Njësisë LMT, në kuadër të ushtrisë amerikane të KFOR-it, të hënën zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim rreshterët Seidel dhe Stab, të cilët i ka falënderuar për punën e deritanishme në këtë komunë.

Po ashtu, Aliu iu ka dëshiruar mirëseardhje rreshterit të stafit, Dayon dhe specialist Parah.

Më tutje, ushtarët amerikanë të KFOR-it janë njoftuar me aktivitetet e komunës së Vitisë si dhe për planet në të ardhmen.

Njësia e LMT-së që funksionon në kuadër të KFOR-it vazhdon të jetë një mekanizëm bashkëpunues në mes të autoriteteve komunale dhe komandës së KFOR-it amerikan në “Bondsteel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, dega në Gjakovë, Fazli…