Komuna mbështet idenë për aftësimin profesional të femrave

24 gusht 2018 | 11:13

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe drejtori i Drejtorisë për Financa, Shukri Gashi, kanë biseduar me përfaqësuesen e “UNI BB”, Sh.p.k., Flutura Dedinja, dizajnere e modës, për mundësinë e realizimit të një projekti për ofrimin e shërbimeve profesionale, kurse për rrobaqepësi.

Duke folur për projektin, Dedinja ka treguar për përvoja tashmë të realizuara në komuna tjera, ku janë realizuar projekte të këtilla me shumë sukses.

Ajo ka thënë se oferta parasheh që në Mitrovicë të organizohet një kurs i tillë, në të cilin do të përfshiheshin prei 15 deri 20 femra, të moshave të ndryshme.

Sipas saj, kursi do të zgjasë gjashtë muaj dhe për realizimin e saj kërkohet edhe mbështetja materiale e komunës, si dhe sigurimi i një hapësira të mjaftueshme për mbajtjen e ligjëratave.

“Në bazë të përvojave të deritashme, mund të them se kandidatet që kanë përfunduar këtë kurs, e të cilat në përfundim të tij certifikohen, kanë pas sukses në punësim të menjëhershëm. Besoj se kjo do të ndodhë edhe me kandidatet e Mitrovicës”, ka thënë Dedinja.

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, dhe drejtori për Financa, Shukri Gashi, kanë theksuar se ideja është e mirë dhe e qëlluar, dhe premtuan se komuna do të shqyrtojë gjithanshëm ofertën dhe mundësitë e saj, në mënyrë që të sigurohen mjetet dhe hapësira.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti është i bindur se me kualitetin që posedon…