Komuna e Prishtinës vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore

14 nëntor 2019 | 11:07

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zona rurale të Prishtinës janë duke vazhduar, në mënyrë që të sigurohet qarkullim i lehtë për banorët e këtyre zonave.

“Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zona rurale të Prishtinës vazhdon, për të siguruar qarkullim të lehtë e të sigurt për banorët e këtyre zonave. Rruga që lidh fshatrat Busi e Marec ka marrë pamje tjetër pas përfundimit të punimeve dhe sinjalizimit. Edhe më e bukur duket në këto ditë vjeshte!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i…