Komunat mbesin pa certifikata

28 mars 2019 | 11:43

Anulimi i tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka bërë që furnizimi me certifikata në të gjitha komunat të dështojë.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot pas orës 12:00, zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë në funksion.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se si pasojë e anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme  me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat. Me sasinë e certifikatave që momentalisht disponojmë në Komunën e Prishtinës, shërbimet mund të ofrohen deri sot, 28 mars 2019, në orën 12:00. Pas orës 12:00, zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë në funksion”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ander Herrera ka zgjedhur Arsenalin. Sipas medieve angleze, mesfushori spanjoll…