Komunë e vogël, por me zemër të madhe

10 qershor 2023 | 23:20

Refleksion mbi zhvillimin e Festivalit folklorik i cili po mbahet për herë të parë në komunën e Hanit të Elezit

Shkruan: Shaban Çupi

Nga 9 qershori e deri më 11 qershor, janë paraparë tri netë, ku para qytetarëve të kesaj komune, Ansamble te ndryshem do të performojnë traditën dhe kulturën tonè te lashtè. Oranizatori ka ftuar 20 Shoqëri e Ansamble nga vendet e ndryshme te atdheut tonë, nga Shqiperia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevès.

Nga një rezyme e pergjithshme per dy netet qe u realizuan, konstatojme se Hani i Elezit ka mundesi të organizoj dhe perballoj sukseshem nje event te tille dhe per kète si nje hulumtues i trashegimise kulturore, ndjehem i knaqur.

Nga dy netet qe kaluan, konstatojme se te gjitha Ansamblet dhe Shoqëritè, jane te paisur me veshje te bukur kombetare.

Janë verejtur se veshjet kombetare e bartin etnopsikologjinë e rrethit prej nga vijne.

Vallet janè autoktone dhe koregrafet jane kujdesur qe brenda valleve mos te futen elemente te huaja.

Ne te gjitha Shoqerite, mbizoterojne femrat te cilat me vallet e tyre materializojnè idenë e synuar. Moshat jane nga me te ndryshmet, dallojne ata te Peshkopise, perkatesisht veteranet e kesaj Shoqerie. Eshte knaqesi kur Peshkopia i kendon Drenices.

Performanca e Shoqerive neper qytet, e ben edhe me te dashur kete vend. Marrim dhe japim nga njeri tjetri si nje teresi kombetare.

Pjesmarrja e qytetareve eshte e mirè dhe e gjinive te ndryshme.

Organizatori ka energji per pritjen, akomodimin dhe percjellen e mysafyreve.

Meqenese Festivali eshte edhe garues, ne naten e tretë, pra neser, do te shpallen edhe me te miret e ketij Festivali, ku siç thamë është hera e parë që organizohet ne komunen e Hanit te Elezit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është kampioni më i ri në Ligën e…