Komunës së Prishtinës i kushton 150 mijë euro organizimi i festivalit ‘Sunny Hill’

04 gusht 2022 | 14:31

150 mijë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës organizimi dhe manifestimi i “Sunny Hill Festival”, festival ky që organizohet nga këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të e-Prokurimit. Kontrata është dhënë përmes procedurës së negocimit.

Kontrata është dhënë dje, e edhe nënshkrimi ishte planifikuar të bëhej dje.

Ky festival do të nisë sonte dhe do të mbahet katër netë radhazi. Përveç Dua Lipës, do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë me famë botërore, si J-Balvin e DJ Diplo dhe Skepta.

Do të performojnë edhe këngëtarët më të njohur nga Kosova dhe Shqipëria.

Për të lehtësuar shkuarjen e qytetarëve në këtë festival, Komuna ka ndaluar qarkullimin në rrugën “Dr. Shpëtim Bobaj” .

“Miratohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve motorike, qytetarëve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e organizimit të Festivalit “Sunny Hill” nga data 04.08.2022 ora 00:00 deri më 08.08.2022, ora 07:00.

II.Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet të cilat janë: në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë (Policia, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë).

Organizatorët në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është ndaluar qarkullimi”, thuhet në njoftimin e Komunës.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit Carney Chukwuemeka nga…