KON-i qorton Spanjën, shkak padrejtësitë ndaj Kosovës

13 nëntor 2018 | 14:18

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) iu ka bërë thirrje federatave ndërkombëtare që të mos organizojnë ngjarje sportive në Spanjë, përveç nëse vendi mund të garantojë pjesëmarrje të barabartë për të gjithë konkurrentët duke përfshirë atletët nga Kosova.

Paralajmërimi vjen pas polemikave lidhur me faktin se qeveria spanjolle i ndaloi pjesëmarrësit nga Kosova që të konkurrojnë me flamurin e tyre në Kampionatin Botëror të Karatesë 2018 në Madrid.

“Nëse qeveria spanjolle nuk i ka kushtet për të garantuar aksesin jo vetëm në Kosovë, por për çdo atlet për të konkurruar, ne duhet t’i paralajmërojmë të gjitha federatat ndërkombëtare që, derisa kjo të zgjidhet, ata nuk duhet të mbajnë gara ndërkombëtare atje”, ka thënë drejtori i IOC-së për marrëdhëniet e Komitetit Olimpik Kombëtar (NOC), Pere Miro.

Kosova, e cila shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 2014, duke marrë të drejtën për të marrë pjesë në ngjarjet sportive ndërkombëtare si një shtet i pavarur, shkruan “Reuters”.

Atletët kosovarë u lejuan të marrin pjesë në kampionatin botëror të karatesë, por u detyruan të mbanin uniformën ‘neutrale’ pa emblema kombëtare. Flamuri i Kosovës ishte gjithashtu i ndaluar në konkurrim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në…