Koncert i pazakontë, grupi performon në flluska plastike

18 tetor 17:43

Grupi muzikor “The Flaming Lips” janë shfaqur në një performancë muzikore të mbështjellë në flluska plastitke. Banda e rrokut ka gjetur këtë mënyrë për të mbrojtur veten dhe fansat nga Covid-19, duke mos ndërprerë edhe koncertet live. Interpretimi i fundit ishte pjesë e shfaqjes që grupi mbajti në qytetin e tyre The Criterion.

Ideja është e vokalistit të grupit nga Oklahoma, Wayne Coyne, e frymëzuar qysh në vitin 2019 dhe pjesë e një prej videoklipeve të tij. Këngëtari skicoi veten në një flluskë hapësinore, ndërsa interpretonte para publikut. Pikërisht nga kjo skicë u frymëzua për të futur brenda flluskave të tejdukshme edhe fansat që ndoqën koncertin.

“Unë nuk besoj se dikush do tëkishte menduar, në mes të Marsit se kjo situatë do të vazhdonte ende tetë muaj më vonë.”, tha ai, duke folur për pandeminë e Covid-19 dhe efektin e saj në industrinë e muzikës.

“Flluskat e hapësirës” kanë qenë prej kohësh pjesë e shfaqjeve të skenës së  Flaming Lips. Por a janë ato e ardhmja e muzikës live?

“Ne si grup na pëlqen ideja që po bëjmë diçka ndryshe …. Unë mendoj se mund të jetë interesante. Mund të jetë argëtuese. Dhe të gjithë mund të kemi një përvojë unike”, tha ai.

“Unë jam i gatshëm të bëj gjithçka që mundem”, thotë Coyne, i cili shpreson shumë në gjetjen e një vaksine kundër sëmundjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth dy mijë tifozë të futbollit dhe hokejit në akull…