Konfirmohen 25 raste të reja me koronavirus në Kosovë

30 tetor 2021 | 17:09

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës. Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton MSH.

MSH tutje bën të ditur se janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326.  Në total numri i rasteve aktive është 447.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhunimi seksual i 40 burrave nga Kosova gjatë luftës së…