Konfirmohen tetë raste me koronavirus në SHBA

01 shkurt 2020 | 21:27

Një burrë në të 20’at në Boston është diagnostikuar me koronavirus. Ky është rasti i tetë me këtë virus në SHBA dhe i pari në  Massachusetts.

Sipas zyrtarëve, burri së fundi ishte kthyer nga qyteti kinez Wuhan, nga ku u shfaq virusi.

Që nga rikthimi ai po mbahet në izolim dhe simptomeat e tij po përcillen nga afër.

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur emergjencë të shëndetit publik dhe kanë njoftuar se do t’ua ndalojnë hyrjen në vend të gjithë shtetasve të huaj që së fundmi kanë vizituar Kinën.

Për shkak të përhapjes së virusit të ri, Departamenti amerikan i Shtetit ju ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të mos udhëtojnë drejt Kinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur rivalin…