Konfirmohet edhe një rast me Covid-19 në Kosovë, rritet numri në 91 të infektuar

28 mars 2020 | 21:43

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas testimit të dytë edhe një person ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Rasti është i kontaktit dhe është nga Prishtina.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 91 raste me koronavirus.

“Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (8) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në kumtesë.

Sipas IKSHPK-së, nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e një (91) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.917 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë mbrëmjes u raportuan edhe dy raste tjera pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka nisur shpërndarjen e ndihmave,…