Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Junik

08 korrik 2020 | 20:59

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka bërë me dije se sot është konfirmuar rasti i parë i infektuar me Covid-19 në komunën e Junikut, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Pas komfirmimit, personi i infektuar është vetëizoluar sipas rekomadimeve të IKSHPK-së.

“Lusim qytetarët për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse, pasiqë ka raste të të infektuarve që nuk shfaqin simptoma, andaj na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse”, ka shkruar Kuçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se është e…